Drita nesër do të luaj ndeshjen e dytë të play-offit të Conference League, ndaj Celjes.
Trajneri i skuadrës sllovene, Ivan Mayeuski ka folur në konferencën për media, dhe bëri të ditur se do të kenë problme në ndeshjen e nesërme ndaj Dritës pasi nuk janë në 100%, shkruan IndeksOnline.
“Nëse nuk do jemi 100% ndaj Dritës, do kemi probleme.
E shihni futbollin e sotëm, dje Bodo Glimt e eliminoi Interin, duhet të japim 120% për të kaluar tutje”, deklaroi Mayeuski.
Ndeshja mes Celjes dhe Dritës zhvillohet nesër me fillim nga ora 18:45, derisa skuadra sllovene ka përparësi nga ndeshja e parë, pasi fitoi me rezultat 3-2.