Erdogan: Turqia nis hetimet për rrëzimin e avionit F-16

- Bota Sot

Erdogan: Turqia nis hetimet për rrëzimin e avionit F-16

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, tha sot se ekzaminimet dhe hetimet e nevojshme kanë filluar pas rrëzimit të një avioni luftarak F-16 të Forcave Ajrore Turke në provincën perëndimore të Balikesirit, ku si pasojë humbi jetën piloti.

Duke folur në një aktivitet në Ankara, Erdogan shprehu pikëllim të thellë për humbjen dhe u lut për pilotin e Forcave Ajrore, major Ibrahim Bolat, duke i shprehur ngushëllime familjes së pilotit, Forcave Ajrore Turke dhe kombit turk.

Autoritetet kanë nisur një hetim të plotë për t’i përcaktuar rrethanat e rrëzimit të avionit, tha Erdogan duke shtuar se të gjitha procedurat e nevojshme po kryhen nga institucionet përkatëse.

Më parë, Ministria e Mbrojtjes Kombëtare tha se avioni luftarak u rrëzua pasi humbën kontaktin në radio dhe informacionin e gjurmimit.

Në një deklaratë, ministria tha se avioni ishte ngritur nga Komanda e Bazës së 9-të Kryesore të Avionëve në Balikesir në orën 00:56 të mëngjesit sipas kohës lokale të martën.



Read it all at Bota Sot