Juventus rikuperon dy yjet për sfidën ndaj Galatasaray

- Bota Sot

Juventus rikuperon dy yjet për sfidën ndaj Galatasaray

Trajneri i Juventus, Luciano Spalletti, ka shpallur listën e lojtarëve të grumbulluar për përballjen e mbrëmjes ndaj Galatasaray, ndeshje e kthimit e playoff-it të UEFA Champions League.

Takimi do të zhvillohet në stadiumin e bardhezinjve, ku Juventusi synon të përmbysë humbjen e rëndë 5-2 të pësuar në Turqi dhe të mbajë gjallë shpresat për kualifikim.

Lajm pozitiv për stafin teknik është rikthimi në listë i mbrojtësit Gleison Bremer dhe Kenan Yıldız.

Ndërkohë, mungojnë për shkak dëmtimi Holm, Milik dhe Dushan Vlahoviq.

Lista

Portierë: Perin, Di Gregorio, Pinsoglio

Mbrojtës: Bremer, Gatti, Kelly, Kalulu, Kostić, Gil Puche, Rizzo

Mesfushorë: Locatelli, Koopmeiners, Thuram, Miretti, McKennie

Sulmues: Conceição, Yıldız, Zhegrova, Boga, Axhiq, Openda, David



Read it all at Bota Sot