Shkëndija Haraçinë në gjysmëfinale të kupës, Daut Beqiri: Moment krenarie!

- Bota Sot

Shkëndija Haraçinë në gjysmëfinale të kupës, Daut Beqiri: Moment krenarie!

Kryetari i Komunës së Haraçinës, Daut Beqiri, ka reaguar pas suksesit historik të KF Shkëndija Haraçinë, e cila është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë së Veriut.

Beqiri e ka cilësuar këtë arritje si një moment krenarie për gjithë Haraçinën, duke theksuar se suksesi është fryt i punës së palodhur, përkushtimit dhe sakrificës së lojtarëve, stafit teknik, drejtuesve dhe mbështetjes së tifozëve.

“Si Kryetar i Komunës, jam jashtëzakonisht krenar për këtë arritje.

Kur punohet me zemër dhe vizion, rezultatet nuk mungojnë,” është shprehur ai.

Ai ka nënvizuar se Komuna do të vazhdojë ta mbështesë sportin si një shtyllë të rëndësishme për zhvillimin e rinisë, duke theksuar se të rinjtë janë e ardhmja e Haraçinës.

Haraçina feston, ndërsa synimi tashmë është i qartë – drejt finales.



Read it all at Bota Sot