Loret Sadiku rikthehet në futbollin suedez

- Bota Sot

Loret Sadiku rikthehet në futbollin suedez

Futbollisti shqiptar, Loret Sadiku është bërë me skuadër të re pasi kaloi katër muaj si “free agent”.

Sadiku ka firmosur kontratë një vjeçare me klubin suedez, Helsingborgs IF.

Lojtari nga Kosova e njeh mjaftë mirë klubin suedez, pasi kishte luajtur me ta në fillim të karrierës së tij profesionale.

“Më ka munguar të luaja në Olympia, familja ime është këtu dhe më pëlqen të jem në Helsingborg.

Është një ekip shumë i ri, me shumë lojtarë të talentuar.

Kam mësuar se është e rëndësishme të fitosh, pavarësisht nëse luam mirë apo keq”, ishin fjalët e para të Sadikut te klubi i ri.

34-vjeçari së fundmi ishte pjesë e Kasimpasas në Turqi. Kurse më parë luajti edhe te klubet si: Adanaspor dhe Hammarby.



Read it all at Bota Sot