Hamdi Namani pa fat te Gjilani, lëndohet

- Bota Sot

Hamdi Namani pa fat te Gjilani, lëndohet

Skuadra e futbollit Gjilani jep lajmin e keq për futbollistin Hamdi Namani.

Futbollisti do të mungojë për një kohë për shkak të lëndimit, bëhet e ditur nga skuadra gjilanase.

“Sport Club Gjilani njofton se futbollisti Hamdi Namani ka pësuar një lëndim në regjionin e gjurit gjatë ndeshjes ndaj Prishtinës.

Pas kontrolleve dhe ekzaminimeve mjekësore të kryera, është konfirmuar se Namani ka pësuar rupturë të ligamentit medial kolateral (MCL). 

Si pasojë e këtij dëmtimi, ai do të jetë në fazën e trajtimit dhe rikuperimit për një periudhë të caktuar kohore, sipas protokollit mjekësor.

Klubi do të vazhdojë ta mbështesë Namanin maksimalisht gjatë procesit të rehabilitimit dhe njëherit i urojmë shërim sa më të shpejtë”, thuhet nga skuadra e Gjilanit.



Read it all at Bota Sot