Sulmuesi shqiptar shpërthen gola në Angli

- Bota Sot

Sulmuesi shqiptar shpërthen gola në Angli

Lorent Tolaj ka shpërthyer këtë sezon në Angli.

Aktualisht luan me Plimuth në “League One”, që është kategoria e tretë për nga niveli. Pas tij janë vendosur gjigantët e Sëlltik në Skoci.

Tolaj numëron 18 gola në total gjatë këtij sezoni, ku e nisi me Port Vale për t’u transferuar më pas te Plimuth.

Këto të fundit derdhën në verën e kaluar rreth 1.4 milionë euro për kartonin e qendërsulmuesit, që ka kontratë deri në vitin 2029.

Zërat për interesimin e Sëlltik erdhën nga gazetari i “Daily Mail”, Simon Xhons. Interes ndërkohë ka pasur edhe nga klube të tjera gjatë kësaj kohe.

Ka luajtur me moshat e Zvicrës, ndërsa për 24-vjeçarin ekziston mundësia që të ndryshojë kombëtare.

Në kampionat ku regjistron 14 gola, është vetëm dy të tjerë larg golashënuesit kryesor.



Read it all at Bota Sot