Keidi Bare rikthehet në stërvitje me Real Zaragozan

- Bota Sot

Keidi Bare rikthehet në stërvitje me Real Zaragozan

Keidi Bare është rikthyer në stërvitje me Real Zaragoza, pasi ka lënë pas problemet fizike.

Mesfushori pritet të jetë një opsion për sfidën e radhës ndaj Burgos CF.

Bare mungoi në tre javët e fundit, në një moment të vështirë për Zaragozën që renditet në fund të tabelës dhe rrezikon rënien nga kategoria.

Çdo ndeshje tashmë konsiderohet vendimtare për fatet e sezonit.

Ende nuk ka një vendim nëse ai do të jetë gati për trajnerin Ruben Seles në fundjavë.

Ndërkohë, mesfushori prej dy vitesh nuk është ftuar nga Kombëtarja, por vijon karrierën e tij në Spanjë.



Read it all at Bota Sot