Në pamjet e publikuara në internet thuhet se shihet momenti i tmerrshëm kur një ortek rrëmben skiatorët ndërsa bie mbi një pistë në një resort të mirë francez të skive.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, rrëshqitja e borës ndodhi rreth mesditës së të martës në La Flégère, mbi qytetin alpin të Chamonix.
Pamjet rrëqethëse treguan “murin masiv të borës që rrëzohej” mbi tre skiatorë me shpejtësi marramendëse.
Dhe dëshmitarët e tmerruar bërtisnin dhe ulërinin nga tmerri.
Një grup skiatorësh mezi kishin shpëtuar nga goditja nga orteku, ndërsa dy persona që dukeshin të ishin instruktorë ose shpëtimtarë mbërritën në vendngjarje.
Media lokale raportoi se tre persona “ishin varrosur deri në qafë”, megjithëse tani janë shëndoshë e mirë.