Atalanta pret sot Dortmundin, ndërsa është ndeshja e kthimit e vlefshme për fazën “play off” të Ligës së Kampioneve. Ky takim do të nisë në orën 18:45.
Sfida e parë është fituar nga Dortmundi me rezultatin 2-0.
Berat Gjimshiti u preferua në pjesën e parë të ndeshjes në Gjermani, ndërsa sot është lënë në stol.
Lideri i Kombëtares ka humbur kështu vendin e titullarit në Ligën e Kampioneve.
Trajneri Rafaele Paladino nuk e preferoi si titullar as ndaj Napolit në kampionat.