Futbollisti i Torinos shkak që Asllani përfundoi te Besiktasi

- Bota Sot

Futbollisti i Torinos shkak që Asllani përfundoi te Besiktasi

Kristjan Asllani, mesfushori shqiptar befasoi të gjithë me transferimin e tij te skuadra e Besiktasit gjatë afatit të janarit.

Një prej emrave që ndikoi në vendimin e këtij transferimi është futbollisti i Torinos, Emirhan Ilkhan.

Gjatë një interviste për “TRT Spor”, Ilkhan tha se mori një telefonat nga Besiktasi para se Asllani të përfundonte në Stamboll.

“Vëllezërit e mi nga Besiktasi më kontaktuan para se Asllani të shkonte atje.

Ata morën informacione nga unë. Thashë shumë gjëra të mira. Ai ishte tashmë një nga njerëzit që unë shkoja shumë mirë në ekip. Ai ka një karakter shumë të mirë.

 

“E njëjta gjë vlen edhe në fushë. Teknika e tij është e nivelit të lartë. Shpresoj që ai të bëhet shumë i suksesshëm te Besiktasi. I tregova gjithashtu edhe Asllani për tifozët e Besiktasit.

Stambollin dhe gjithë vendet. I tregova një nga një. Shpresoj të ketë sukses”, u shpreh Ilkhan

 

Kujtojmë që Asllani nuk e nisi mirë me fanellën e klubit turk, pasi u ndëshkua me të kuq direkt qysh në debutim. Por në ndeshjen e tij të fundit, ai bëri një asist.



Read it all at Bota Sot