Gjiganti argjentinas nis bisedimet me Paulo Dybala-n

- Bota Sot

Gjiganti argjentinas nis bisedimet me Paulo Dybala-n

Sipas “Sky Sport”, Boca Juniors ka nisur bisedimet me sulmuesin argjentinas të Romës, Paulo Dybala.

Argjentinais mund të transferohet te klubi i Buenos Aires-it në muajin qershor si lojtar i lirë, pasi kontrata e tij aktuale me ‘romakët’ po shkon drejt fundit.

Ky hap shënon një përpjekje të Boca Juniors për të forcuar sulmin me një nga yjet më të njohur të futbollit argjentinas, i cili ka pasur një karrierë të spikatur në Evropë dhe është i njohur për kreativitetin dhe aftësinë për të shënuar gola vendimtarë.

Transferimi i mundshëm i Dybalas do të konsiderohet një fitore e madhe për klubin latin, duke shtuar edhe prestigjin dhe përvojën në skuadër.



Read it all at Bota Sot