Real Madridi në garë për mbrojtësin e Juventusit!
Real Madrid është futur në garë për të nënshkruar me mbrojtësin e Juventusit, Andrea Cambiaso.
Sipas mediave spanjolle, klubi madrilen po e sheh italianin si një alternativë për krahët e mbrojtjes.
Për Cambiason kanë shfaqur interesim edhe ekipe nga Premier League, gjë që pritet të vështirësojë negociatat.