Mungesa e rezultateve te Torino në këtë sezon ka bërë që tifozët e kësaj skuadër të fillojnë të kërkojnë largimin e presidentit Urbano Kairo, për të cilin mendojnë se nuk po bën investimet e duhura për ekipin.
Protesta ka qenë e vazhdueshme në stadium e së fundmi ka marrë një kthesë dramatike me ngjarjen e pazakontë që është regjistruar në natën e të martës.
Një grup tifozësh ka shkuar para dyerve të klubit të Torinos, ka shpalosur një parullë në dyert e klubit, ku shkruhej “M** si Kairo” dhe pastaj ka derdhur aty para një kamion me jashtëqitje.
Pas kësaj ngjarje, policia italiane ka nisur hetimet për të zbuluar se cilët janë tifozët që kanë ndërmarrë këtë veprim.