Futbollisti i talentuar nga Kosova, Art Berisha, ka lënë gjurmë duke realizuar gol ndaj gjigantit francez PSG U-19.
PSG triumfoi bindshëm me rezultat 6:1 ndaj HJK Helsinki U19.
Berisha shënoi në minutën e 63-të për skuadrën nga Helsinki.
Berisha u paraqit titullar dhe tregoi paraqitje të mirë, megjithëse ekipi finlandez u eliminua nga gara.
Ndërkohë, skuadra franceze siguroi kualifikimin në çerekfinale, ku do të përballet me Villarreal CF U19.