Edon Zhegrova i çmend në Champions League, e pabesueshme

- Bota Sot

Edon Zhegrova i çmend në Champions League, e pabesueshme

Edon Zhegrova i çmend në Champions League, e pabesueshme

Ndeshja mes Juventusit e Galatasarayt ka shkuar në vazhdime dy herë nga 15 minuta në kuadër të play-off-it të Champions League në futboll.

Dy golat e fundit të Juventusit bien falë Edon Zhegrovës i cili bëri kthesë në lojë.

Juve është në epërsi me rezultat 3:0 ndaj Galatarasayt.

Juventusi kaloi në epërsi në minutën e 37-të me golin e Manuel Locatellit nga penalltia. Megjithatë, “Zonja e Vjetër” mbeti me një lojtar më pak në minutën e 48-të, pasi Kelly u ndëshkua me karton të kuq.

Në minutën e 67-të në lojë u inkuadrua Edon Zhegrova me fanellën e Juventusit, ndërsa në minutën e 70-të Gatti realizoi për 2:0, pas një aksioni ku kontribuoi edhe Zhegrova.

Në minutën e 79-të, Yildiz i pafat, shtylla e majtë ia mohoi golin dhe në anën tjetër fat i madh për Galatasarayn.

Në minutën e 82-të Weston McKennie ka shënuar për 3:0, gjithë aksioni ishte nga Edon Zhegrova.

Në minutën e 96-rw Edon Zhegrova nga afërsia, nga pozita e pastër, në vend që të realizoj në rrjetë, goditi jashtë shtyllës së djathtë të poshtme.



Read it all at Bota Sot