Juventusi dha gjithçka, por nuk arriti të kualifikohet në të tetën e finales së Champions League.
Në një stadium të mbushur plot, skuadra e Luciano Spallettit besoi deri në fund.
Futbollisti Manuel Locatelli hapi serinë e golave, por përjashtimi i Lloyd Kelly në minutën e 48-të, e vështirësoi ndeshjen.
Më pas shënuan Federico Gatti dhe Weston McKennie (3:0) për ta çuar sfidën në vazhdime.
Në kohën shtesë vendosën golat e Osimhen dhe Yilmaz (3:2) për të kualifikuar Galatasarayn.
Edon Zhegrova u inkuadrua në minutën e 67-të, i cili kontribuoi me dy veprime të shkëlqyeshme dhe Juventusi shënoi dy gola. Media italiane “Tuttosport” e ka vlerësuar me notën 6, ndërsa Locatelli me notën 8.
Galatasaray u kualifikua falë fitores në takimin e parë me rezultat 5:2..