Shkëndija e Tetovës tenton përmbysjen

- Bota Sot

Shkëndija e Tetovës tenton përmbysjen

Mbrëmjen e sotme, UEFA Conference League rikthehet me ndeshjet e kthimit të “Play-Off”-it, ku 16 ekipe do të luftojnë për kualifikimin në fazën tjetër të kompeticionit. Mes tyre, dy përfaqësues shqiptare, Drita dhe Shkëndija, kërkojnë përmbysje historike pas humbjeve në takimet e para.

Drita do të përballet me Celjen në orën 18:45, pas humbjes 3-2 në takimin e parë. Ekipi shqiptar synon të marrë fitoren që do ta çojë në fazën tjetër të Conference League dhe të shkruajë një faqe të re në historinë e klubit.

Në të njëjtën orë, Shkëndija e Tetovës tenton përmbysjen ndaj Samsunspor-it, pas humbjes 1-0 në ndeshjen e parë në shtëpi. Të dy klubet shqiptare do të përpiqen maksimalisht për të siguruar kalimin në fazën e grupeve.

Gjithashtu, në orën 18:45 do të zhvillohen edhe përballjet Fiorentina – Jagiellonia (3-0) dhe Rijeka – Omonia (1-0). Ndërsa në orën 21:00 janë rezervuar ndeshjet: Az Alkmaar – Noah (0-1), Crystal Palace – Zrinjski (1-1), Lausanne – Sigma Olomouc (1-1) dhe Lech Poznan – KuPS (2-0).

Kjo mbrëmje pritet të jetë emocionuese, me ekipe që kërkojnë përmbysje dhe surpriza, ndërsa tifozët shqiptarë do të mbajnë frymën pezull për fatin e Dritës dhe Shkëndijes në Conference League.



Read it all at Bota Sot