Edon Zhegrova u kërkon falje tifozëve pas ndeshjes

- Bota Sot

Edon Zhegrova u kërkon falje tifozëve pas ndeshjes

Nga një mundësi e artë për 4-0 në zhgënjimin e 3-2 për Juventus.

Bardhezinjtë prekën përmbysjen e madhe ndaj Galatasaray në ndeshjen e kthimit të “playoff”-it të UEFA Champions League, por në fund u ndëshkuan në mënyrën më të dhimbshme.

Skuadra torineze arriti deri në kohën shtesë me rezultatin 3-0, pavarësisht se luajti me një lojtar më pak, duke mbajtur gjallë shpresën për një kualifikim të bujshëm.

Megjithatë, në 15-minutëshin shtesë erdhën dy gola nga turqit, që përmbysën fatin e sfidës dhe shuan ëndrrën bardhezi.

Momenti kyç i takimit mund të kishte ardhur në minutën e 97-të, kur topi përfundoi në këmbën e majtë të Edon Zhegrova.

Ai kishte në dispozicion një rast ideal për të shënuar golin e katërt, që do ta çonte Juventusin drejt një kualifikimi historik, por goditja e tij përfundoi jashtë, duke shpërdoruar një mundësi të artë.

Gabimi duket se ka rënduar mbi vetë lojtarin.

Në përfundim të ndeshjes, Zhegrova shkoi poshtë “Cu*va Sud” për t’u kërkuar falje tifozëve bardhezi për rastin e humbur, një gjest që u vlerësua nga publiku i pranishëm në stadium, pavarësisht zhgënjimit për eliminimin dramatik.



Read it all at Bota Sot