Locatelli: Më vjen për të qarë, dhamë gjithçka!

- Bota Sot

Locatelli: Më vjen për të qarë, dhamë gjithçka!

Kapiteni i Juventus, Manuel Locatelli, është shfaqur i prekur emocionalisht pas përfundimit të sfidës ndaj Galatasaray, duke theksuar shpirtin e sakrificës dhe besimin që skuadra tregoi në fushë, pavarësisht se nuk arriti të marrë rezultat pozitiv.

Në prononcimin për Prime Video, mesfushori bardhezi u shpreh se ndjen zhgënjim për faktin që përpjekja e madhe e ekipit nuk u shpërblye me pikë.

“Më vjen për të qarë për mënyrën se si besuam dhe për gjithçka dhamë në fushë.

Falënderoj nga zemra të gjithë shokët e skuadrës dhe stadiumin, që sot ishte i jashtëzakonshëm.

Fatkeqësisht nuk morëm asgjë në aspektin e rezultatit, por kemi fituar një energji që duhet ta mbajmë brenda nesh”, deklaroi Locatelli.

Kapiteni theksoi se kjo është fryma që duhet të karakterizojë gjithmonë Juventusin, duke shprehur besim te puna e trajnerit dhe drejtimi teknik i skuadrës.

“Kjo është Juventusi që duhet të synojmë të jemi gjithmonë. Me trajnerin jemi në rrugën e duhur”, përfundoi Locatelli.



Read it all at Bota Sot