Kampionia e Kosovës, Drita sonte në udhëtim përballet me skuadrën sllovene, Celje.
Celje dhe Drita do të ballafaqohen në ndeshjen kthyese të fazës së play-off-it në Ligën e Konferencës.
Skuadra jonë synon përmbysjen e rezultati të parë që flet në favor të Celjës prej 3-2.
Drita mbrëmë ka zhvilluar seancën e fundit para duelit me ekipin slloven.
Atmosfera në taborin e ekipit tonë është mjaft e mirë dhe optimiste për rezultat pozitiv.
Trajneri i Dritës, Zekirija Ramadani është i bindur se të besuarit e tij, do të japin më të mirë në duel me ekipin slloven.
“Kemi 90 minuta për ta përmbysur rezultatin. Futbollistët janë të motivuar dhe nuk kemi presion. Ju garantoj që ata që kanë udhëtuar në Slloveni do të shohin 11 gladiatorë e jo 11 manekenë”, ka thënë Ramadani në konferencën për media.
Ndërkaq, trajneri i NK Celje, Ivan Mayeuski, ka kërkuar nga skuadra e tij përqendrim maksimal në duel me Dritën.
“Nëse nuk do të jemi 100% ndaj Dritës, do të kemi probleme.
E shihni futbollin e sotëm – dje Bodo/Glimt e eliminoi Inter. Duhet të japim 120% për të kaluar tutje”, u shpreh ai.
Ndeshja mes Celje dhe Dritës fillon në orën 18:45.