Trajneri i Atalantas, Raffaele Palladino foli pas ndeshjes ndaj Borussia Dortmundit, duke siguruar kualifikimin tutje në Champions League.
Nikolla Kërstoviq rrezikoi vetveten e tij për të fituar një penallti.
Ai pësoi një lëndim të rëndë në kokë, pasi u godit me atlete nga Emre Can.
Pikërisht për futbollistin në fjalë, trajneri Palladino kërkoi duartrokitje nga lojtarët në dhomat e zhveshjes.
“E dua një duartrokitje për lojtarin, i cili sakrifikoi vetën në topin e fundit për të fituar një penallti”, derisa ua tregon atyre peshqirin të gjakosur.