Sot në ora 18:45 luhet ndeshja e kthimit e play-off-it për 1/8 e finales së UEFA Europa Conference League mes Celjes dhe kampionit të Kosovës, Dritës.
“Rruga evropiane e Celjes ka vazhduar edhe në vitin e ri për sezonin e dytë radhazi dhe futbollistët si Nikita Josifov dhe Mario Kvesiq synojnë ta zgjasin atë deri në pranverë”, shkruan media sllovene Delo”.
“Si ta mbrojë sa më qetë epërsinë 3:2 nga ndeshja e parë në Prishtinë? Kjo ishte dilema në kampin e Celjes para përballjes së sotme në stadiumin ‘Z’dezhele’.
Skuadra kryesuese e kampionatit slloven ka treguar cilësi më të lartë, por Drita nuk ka ardhur me flamur të bardhë, përkundrazi është maksimalisht e motivuar, sikur të ishte ndeshja e jetës.
Gjyqtari kryesor do të jetë polaku 33-vjeçar Damian Sylwestrzak”, shkruan media sllovene.
“Nuk jam plotësisht i kënaqur, por djemtë treguan karakter të madh dhe shpirt skuadre,” tha trajneri i Celjes, Ivan Majevski, pas ndeshjes së parë.
Si “shpërblim” për fitoren e ngushtë, Celjes iu shty ndeshja e kampionatit, duke fituar dy ditë më shumë për përgatitje.