Stiven Shpendi ka rigjetur formën e dikurshme.
Sulmuesi shqiptar po tregon vlerat e tij në Serinë B, ku është shndërruar në një pikë kyçe për Empolin.
Drejtori sportiv i klubit toskan ka vlerësuar cilësinë dhe paraqitjet e talentit shqiptar gjatë një konference për mediat.
Stefano Stefaneli është shprehur se e njeh mirë Shpendin që nga periudha kur ishte pjesë e Çezenës dhe se klubi do të përpiqet ta mbajë me patjetër në organikë.
“Shpresoj që ai të jetë një forcë lëvizëse deri në fund.
E kam pasur tashmë te Çezena, kështu që me mua ai nuk ka nevojë që të përpiqet të më bindë.
Ai është një lojtar i rëndësishëm dhe një djalë i veçantë. Ka shumë hapësirë për rritje.
Ndërkohë, do ta mbajmë fort dhe pastaj do të shohim se çfarë do të ndodhë më pas”, ka deklaruar Stefano Stefaneli.