Llapi po kalon momente aspak të mira në elitën e futbollit të Kosovës.
Për dallim nga Llapi, Prishtina e Re ka gjetur veten në pjesën e dytë të kampionatit dhe madje ka ikë nga fundi i tabelës, duke kaluar në pozitën e nëntë me 21 pikë dhe ka një më pak se llapjanët që ndodhen në vend të shtatë.
Prishtina e Re e ka rastin ideal që me fitore të shtunën ta lërë prapa ekipin e Llapit.
Ndeshja luhet të shtunën në Kampin Nacional në Hajvali, duke filluar në orën 13:00.
Ndeshja është e vlefshme e javës së 22-të.