Ernest Muçi është “bingo” e Trabzonsporit, që e huazoi këtë sezon nga Beshiktashi.
Mesfushori me tipare sulmuese shpërtheu në fundin e nëntorit, ndërsa ka ruajtur formën duke regjistruar 13 gola dhe 6 asistime deri tani.
Çdo dalje e Muçit përbën lajm, edhe kur lidhet me familjen e tij. Së fundi i kanë shkrepur një foto nga spitali, me vajzën e tij që e dërgoi për t’u vaksinuar.
Stafi mjekësor po ashtu përfitoi për një foto me Muçin. Sfida e radhës për Trabzonsporin është nesër prej orës 18:00 ndaj Fatih Karagumruk.