Gjykata e BE-së: Hungaria shkeli ligjin duke kufizuar shërbimin e “Klubradio”

- Bota Sot

Gjykata e BE-së: Hungaria shkeli ligjin duke kufizuar shërbimin e “Klubradio”

Veprimet e Hungarisë kundër stacionit më të rëndësishëm të pavarur radiofonik të vendit, “Klubrádió”, shkelin ligjin e BE-së, sipas vendimit të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë (GJED).

“Duke refuzuar të japë një licensë transmetimi, Hungaria ka shkelur lirinë e shprehjes dhe informacionit, si dhe parimin e proporcionalitetit”, vendosën gjyqtarët në gjykatën më të lartë të BE-së, në Luksemburg.

Klubrádió u detyrua të ndërpresë transmetimin radiofonik në shkurt 2021 dhe që atëherë ofron programin e tij vetëm në internet.

Stacioni radiofonik kishte aplikuar më parë për një zgjatje të të drejtave të përdorimit të frekuencave.

Këshilli i Medias i kontrolluar nga qeveria e hodhi poshtë këtë kërkesë, duke e justifikuar vendimin e tij në bazë të dy shkeljeve të vogla nga stacioni radiofonik.

GjED vendosi megjithatë se rregullat përkatëse hungareze ishin joproporcionale dhe për këtë arsye shkelnin ligjin e BE-së.

Përveç kësaj, një aplikim i ri nga “Klubrádió” për frekuencën e radios u shpall i pavlefshëm nga Këshilli i Medias – për shkak të gabimeve në orarin e programit dhe vlerës neto negative të Klubrádió-s.

Sipas GJED-së, ky vendim ishte në kundërshtim me parimet e transparencës dhe proporcionalitetit.

Masat hungareze, shkelën lirinë e shprehjes dhe informacionit të parashikuara në Kartën Evropiane të të Drejtave Themelore, vendosi GJED-ja.

Që kur kryeministri nacionalist i krahut të djathtë Viktor Orbán mori detyrën në vitin 2010, transmetuesi privat “Klubrádió” i është nënshtruar rregullisht shtypjes nga autoriteti i medias. 



Read it all at Bota Sot