Franca i jep fund shfaqjeve me kafshë të egra në cirqe

- Bota Sot

Franca i jep fund shfaqjeve me kafshë të egra në cirqe

Franca ka ndaluar kafshët e egra në cirqe, duke i dhënë fund shfaqjeve me tigra, luanë dhe arinj.

Sipas legjislacionit gjithëpërfshirës për të drejtat e kafshëve, ndalohen shfaqjet me kafshë të egra, ndërsa pronësia e tyre është e paligjshme.

Ligji, gjithashtu ndalon shfaqjet live me delfinë.

Partia e presidentit Emmanuel Macron, e quajti këtë legjislacion “një hap historik në betejën për të drejtat e kafshëve”.

Përveç masave që prekin cirqet, ligji i ri rrit dënimin maksimal për keqtrajtimin e kafshëve deri në pesë vjet burg dhe 75,000 euro gjobë, dhe ashpërson kufizimet mbi shitjen e kafshëve shtëpiake.

Ligji i ri ndalon gjithashtu përdorimin e kafshëve të egra në shfaqje televizive, klube nate dhe festa private.

Sondazhet traguan se shumica e francezëve kanë mbështetur ligjin, dhe dhjetëra qytete tashmë kanë ndaluar cirqet që përdorin kafshë.

Këto ndryshime e vendosin Francën në përputhje me mbi 20 vende evropiane që tashmë kanë ndaluar ose kufizuar përdorimin e kafshëve për argëtim. 



Read it all at Bota Sot