Partizani mbushi arkën, mesfushori përballet me rastin e paprecedentë dhe i “digjet” sezoni.
Masanga Matondo kujtohet te Partizani si një nga rastet e suksesit.
Mesfushori nga Kongo u transferua në janarin e vitit 2022, për t’u shitur më pak se dy vite më vonë. Të kuqtë fitonin rreth 600 mijë euro nga transferimi te Hatajspor.
Matondo po kalon një sezon të errët në karrierë.
Kjo pasi nga data 23 shtator nuk numëron minuta me klubin e Ligës së Parë turke, që ka probleme me pagat dhe federatën për shkak të çështjeve të ndryshme.
Nga muaji shkurt rezulton se Matondo nuk ka të drejtë të luajë, për pjesën e mbetur të këtij sezoni me Hatajspor.
Një rast i paprecedentë ky për kongolezin. 26-vjeçari largohej nga Partizani si një nga mesfushorët më të mirë të viteve të fundit.
Në vitin 2023 ishte edhe lojtar kyç në fitimin e titullit kampion. Për të ky sezon është djegur tashmë.