Në seancën e sotme të Komitetit Disiplinor të FFM-së, u shpallën dënimet për futbollistët e përjashtuar, trajnerët dhe anëtarët e shtabeve të trajnerëve të klubeve nga Liga e Parë dhe e Dytë e Maqedonisë.
Futbollisti i Bashkimit, Rexhep Murati, është ndaluar të luajë për katër ndeshje për kartonin e kuq që mori në ndeshjen kundër Vardarit.
Flurim Imeri, trajner i Bashkimit, suspendohet për 1 muaj për shkak të kartonit të kuq në ndeshjen kundër Vardarit.
Sazan Latifi, ndihmëstrajner i Bashkimit, është suspenduar për 1 muaj për të njëjtën ndeshje.
Muarem Muarem trajner i Rabotniçkit u pezullua për një muaj për shkak të përjashtimit të tij në ndeshjen kundër AP Brera. I njëjti dënim edhe trajnerit të portierëve të Rabotniçkit, Matej Milenkov, i cili u pezullua gjithashtu për ndeshjen në Strumicë.