Henry kujton stërvitjen te Juve: Ata ishin gati të vdisnin

- Bota Sot

Henry kujton stërvitjen te Juve: Ata ishin gati të vdisnin

Thierry Henry dhe rikthimi në të kaluarën, në muajt e tij të paktë te Juventusi.

Ish-futbollisti francez, tani komentator për transmetuesin amerikan CBS, reflektoi mbi kohën e tij me bardhezinjtë në vitin 1999.

Për të shpjeguar mentalitetin e Juventusit të atyre viteve, Henry tregoi një moment shumë të veçantë: “Arrita dhe kishte lojtarë të kalibrit të Del Pieros, Inzaghit, Zidanes, Deschamps dhe Di Livios.

Në fushën e stërvitjes, ata po vraponin dhe, para një stërvitjeje, më thanë:

‘Qëndro mënjanë, kjo nuk është ende për ty’. U përpoqa të qëndroja sepse sapo kisha mbërritur, por vetëm shikoja”.

“Tacchinardi vraponte para dhe mbrapa nga një shtyllë porte në tjetrën derisa pothuajse i ra të fikët. Kështu që u ktheva në dhomën e zhveshjes dhe mendova:

‘Nuk jam gati për këtë’. Njerëzit thanë se ajo skuadër vraponte shumë: ishin gati ta shtynin veten përtej kufijve të tyre, ishin gati të vdisnin në fushë për skuadrën”.



Read it all at Bota Sot