Droni rus i shkeli hapësira ajrore, Rumania ngre në ajër avionët luftarak të mbrojtjes

- Bota Sot

Droni rus i shkeli hapësira ajrore, Rumania ngre në ajër avionët luftarak të mbrojtjes

Rumania ngriti në ajër avionët luftarakë të mbrojtjes gjatë orëve të mbrëmjes së sotme.

Kjo për shkak se, një dron rus shkeli hapësirën e saj ajrore gjatë një sulmi rus ndaj infrastrukturës ukrainase pranë kufirit, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e vendit.

Ndërkohë, bëhet e ditur se kjo është shkelja e dytë brenda dy ditësh.

Rumania, një shtet anëtar i Bashkimit Evropian dhe NATO-s, ndan një kufi tokësor prej 650 kilometrash me Ukrainën dhe ka regjistruar vazhdimisht shkelje të hapësirës ajrore nga dronë, si dhe mbeturina që bien në territorin e saj, pasi Rusia filloi të synonte portet ukrainase në Danub.



Read it all at Bota Sot