Shkëndija e Tetovës i thotë lamtumirë garave evropiane, eliminohet në fazën e play-off-it.
Skuadra turke Samsun shënoi fitore me rezultat 3:0 ndaj Shkëndijës në takimin e kthimit.
Samsun ngadhënjeu edhe në sfidën e parë në Shkup me 1:0 dhe kësisoj kualifikohen në të tetën e finales së Conference League.
Futbollisti Ntcham shënoi nga penalltia në minutën e 53-të, Ndiaye në atë të 71-tën dhe Marius (79’), për fitoren 3:0.
Drita ka paketuar valixhet për në shtëpi me kokë lart për arritjen e saj në garat evropiane, ku ishte suksesi më i madh në histori të Maqedonisë së Veriut.