Arbër Hoxha nuk është i gatshëm për Dinamon e Zagrebit sot, ndërsa është rezervuar ndeshja e kthimit me Genk në Ligën e Europës.
Sulmuesi i Kombëtares ka pasur dhimbje shpine siç raportohet në Kroaci.
Kështu Hoxha nuk është i gatshëm as në stol për transfertën belge.
Kujtojmë se në takimin e parë u preferua titullar, për t’u zëvendësuar gjatë pjesës së dytë.
Dinamo e Zagrebit humbi 1 me 3 në Kroaci. Për këtë mundësitë që të kalojë në fazën 1/8 janë të pakta.
Një shqetësim jo i vogël ky për Hoxhën, duke marë parasysh se sfida e Kombëtares me Poloninë po afron.
Trajneri Silvinjo me stafin e tij po punojnë për takimin gjysmëfinal, që është i vlefshëm për kualifikimin në Botëror.