Barcelona kërkon një sulmues, Marmoush në listën e katalonasve

- Bota Sot

Barcelona kërkon një sulmues, Marmoush në listën e katalonasve

Sulmuesi i Manchester City, Omar Marmoush, raportohet se ka zgjuar interesimin e FC Barcelona.

27-vjeçari ka pasur hapësira të kufizuara këtë sezon nën drejtimin e trajnerit Pep Guardiola, duke nisur vetëm pesë nga 15 ndeshjet e zhvilluara në Premier League.

Me konkurrencën e fortë në repartin ofensiv, ku para tij renditet Erling Haaland, Marmoush thuhet se është i hapur për një largim gjatë afatit kalimtar të verës.

Sipas “Sport”, Barcelona është në kërkim të një sulmuesi të ri, ndërsa largimi i mundshëm i Robert Lewandowski si lojtar i lirë nga “Camp Nou” do të lironte hapësirë në buxhetin e pagave, duke i hapur rrugë afrimeve të reja.



Read it all at Bota Sot