Neymar ka folur për situatën e tij pasi braziliani është në mëdyshje nëse do të jetë pjesë e Kupës së Botës 2026.
Ylli brazilian po ballafaqohet me lëndime, dhe ka munguar shumë këta muaj, gjë që mund t’i kushtojë me mungesë ftese nga trajneri Carlo Ancelotti.
“Javën e kaluar, thanë se isha lojtari më i keq në botë! Futbolli është kështu… një ditë je në pension, një ditë tjetër duhet të shkosh në Kupën e Botës”, tha ai për SporTV.
“Po jetoj ditë pas dite, po punoj, duke arritur formën time më të mirë të mundshme”.