Yllin Yildiz dhe Goretzka-n për mesfushën

- Bota Sot

Yllin Yildiz dhe Goretzka-n për mesfushën

Klubi bardhezi synon lojtarin gjerman, në fund kontrate me Bajernin. Pasi ka blinduar Yildiz dhe McKennie, kërkon rinovimin edhe me Vlahoviç.

Juventusi riniset nga Roma dhe Luciano Spalletti. Përmbysja në Champions ishte shumë pranë dhe atë shkëndijë të dhënë të mërkurën në “Allianz Stadium” bardhezinjtë duan ta shndërrojnë në një “zjarr”, duke nisur nga e diela në “Olimpico”.

Trajneri Spalletti kërkon një skuadër në formatin e Championsit kundër Romës për t’iu afruar vendit të 4-t. Drejtuesit e Juventusit ndërkohë janë me një sy nga e tashmja dhe me tjetrin nga e ardhmja. Ata po kërkojnë përforcime për të hequr dyshimet e fundit të trajnerit, që ka besimin e klubit, pavarësisht shkurtit “të zi”.

Kenan Yildiz ka firmosur rinovimin, të njëjtën gjë pritet të bëjë edhe Weston McKennie. Një tentativë tjetër e stilit Yildiz do të bëhet edhe për sulmuesin Duhsan Vlahoviç, të cilit i skadon kontrata në qershor.

Nëse nuk do të ketë akord, do të shihet në merkato për një tjetër numër 9. Plani i klubit është i qartë: të konfirmojë lojtarët më të çmuar nga trajneri dhe të bëjë më pas ndonjë goditje për të rritur kualitetin dhe personalitetin e grupit.

Juventusi është në radhë për Bernardo Silvën (Manchester City) dhe së fundi ka hyrë në garë edhe për Leon Goretzka (Bayern), një tjetër lojtar në fund kontrate. Bardhezinjtë duhet të fitojnë konkurrencën me Milanin, Gallatasarajin dhe klubet arabe për gjermanin.

Bisedimet për Goretzka nisën gjatë kontakteve për Marcos Senesi, në fund kontrate me Bournemouth dhe që përfaqësohet nga e njëjta agjenci që ka edhe lojtarin e Gjermanisë. Për krahun e djathtë mbetet kandidat Çelik, që pas pak muajsh do të lërë Romën.



Read it all at Bota Sot