Tierri Henri foli nga studiot e CBS për kohën kur ishte lojtar i Juventusit.“Arrita dhe kishte lojtarë të kalibrit të Del Pieros, Inzagit, Zidanes, Deshamps dhe Di Livios.
Në fushën e stërvitjes, ata po vraponin dhe para një stërvitjeje, më thanë: ‘Lëre mënjanë, kjo nuk është ende për ty’. U përpoqa të qëndroja sepse sapo kisha mbërritur, por vetëm shikoja.”
Pastaj ai ndalet te Alesio Takinardi: “Takinardi vraponte para dhe mbrapa nga një shtyllë në tjetrën derisa pothuajse i ra të fikët dhe pastaj volli. Kështu që u ktheva në dhomën e zhveshjes dhe mendova:
‘Nuk jam gati për këtë’.
Njerëzit thanë se skuadra vrapoi shumë, ishin gati të shkonin përtej kufijve, ishin gati të vdisnin në fushë për skuadrën”, deklaroi ish-sulmuesi francez.