Diego Costa është rikthyer në qendër të vëmendjes me stilin e tij të drejtpërdrejtë dhe të pafiltruar.
Këtë herë, jo në fushë, por në podcastin El camino de Mario, të prezantuar nga Mario Suarez.Ish-sulmuesi i Atletiko Madrid rrëfeu momente kyçe në karrierën e tij, duke diskutuar për trajnerët, vendimet kontraverse dhe marrëdhëniet jokonvencionale.
Por ishte një shaka për Diego Simeone që bëri bujë të madhe.
Në videon paraprake të intervistës, Kosta shikon në kamera dhe, me përzierjen e tij të zakonshme të ironisë dhe provokimit, lëshon një slogan: “Brazilianët nuk janë si argjentinasit. Çolo, më detyrohesh gjysmën e pagës sate”.
Ky citat bëri xhiron e rrjeteve sociale, duke rindezur debatin midis tifozëve të bardhekuqve rreth ndikimit të sulmuesit gjatë viteve të arta të klubit. Përtej provokimit, Kosta ofroi gjithashtu një reflektim më të thellë mbi lidhjen e tij me Atletikon:
“Është klubi më i rëndësishëm i karrierës sime, por edhe ai që më lëndoi më shumë”, pranoi ai, duke nënkuptuar se largimi i tij në vitin 2014 për Çelsin mbetet një plagë që nuk është shëruar plotësisht.
Nga ana tjetër, për Zhoze Murinjon foli pak më butë: “Për mua, ai është një nga trajnerët më të mirë që kam pasur ndonjëherë”.