Tebas sulmon PSG-në

- Bota Sot

Tebas sulmon PSG-në

Javier Tebas, president i La Liga-s, nuk kurseu kritikat ndaj klubeve me pronësi shtetërore, sidomos ndaj PSG dhe presidentit të parizienëve, Nasser Al-Khelaïfi. Gjatë një eventi të organizuar nga “Financial Times”,

Tebas u shpreh: “Për mua është një shaka që PSG dhe Al-Khelaïfi të jenë në krye të ‘fair play financiar’.

Nuk besoj se është ideale.

Është e vërtetë që kohët e fundit PSG ka shpenzuar më me masë, por në 10 vitet e fundit ka bërë shkelje të vazhdueshme financiare. Tani që po veprojnë normalisht, ata duhet t’i udhëheqin rregullat? Jo, nuk është e mundur”.

Ai mbështeti modelin ku klubet jetojnë vetëm nga të ardhurat e tyre, pa mbështetje nga investime të jashtme.

Sipas Tebas, skuadra si PSG, me pronarë shtetërorë dhe burime praktikisht të pakufizuara, krijojnë avantazh të padrejtë konkurrues dhe kërcënojnë ekuilibrin e futbollit europian. Ai theksoi se për të mbrojtur integritetin dhe barazinë në sport, rregullat duhet të respektohen nga të gjithë pa përjashtime.



Read it all at Bota Sot