Bilanci i Pep Guardiolës përballë Real Madridit është mbresëlënës.
Trajneri katalanas është përballur 28 herë me madrilenët në ndeshje zyrtare, duke regjistruar 14 fitore, 6 barazime dhe 8 humbje, me 59 gola të shënuar nga ekipet e tij (Barcelona, Bayern Munich dhe Manchester City) kundrejt 44 të “Los Blancos”.
Fitorja e parë e Guardiolës erdhi në sezonin 2008-09 në La Liga (2-0), duke nisur një seri prej 5 fitoreve radhazi. Humbja e parë ishte finalja e Kupës së Mbretit 2011 (0-1), ndërsa periudha te Barça u mbyll me 9 fitore, 4 barazime dhe 2 humbje.
Si trajner i Bayern Munich u përball vetëm në gjysmëfinalen e Champions-it 2013-14, duke i humbur të dyja ndeshjet (1-0 dhe 0-4). Ndërsa te Manchester City ka 5 fitore, 2 barazime dhe 4 humbje ndaj madrilenëve. Rivaliteti Guardiola–Real Madrid tashmë është legjendar dhe përballjet e marsit pritet të tregojnë nëse ky rekord do të bëhet edhe më imponues.