Dikur në Lille, sot i bashkohet Ferizajt

- Bota Sot

Dikur në Lille, sot i bashkohet Ferizajt

Futbollisti El Hadji Gueye është bashkuar me Ferizajn.

Dikur ka qenë lojtar i skuadrës së njohur franceze, Lille, tani do të veshë fanellën e ferizajasve. 

Ferizaj renditet në vend të tetë me 22 pikë të mbledhura pas 21 javësh në elitën e futbollit të Kosovës.

“El Hadji Gueye, muri i ri i FC Ferizaj! 

Zyrtarizojmë ardhjen e mbrojtësit 26-vjeçar El Hadji Gueye, i cili i bashkohet FC Ferizaj për të forcuar repartin defensiv të skuadrës sonë.

I formuar te gjiganti francez LOSC Lille dhe me përvojë në arenën evropiane, përfshirë edhe paraqitjet me FC Shkupi, Gueye sjell forcë fizike, siguri dhe dominim në mbrojtje.

Marrëveshja ndërmjet klubit dhe lojtarit ishte arritur gjatë afatit kalimtar të verës, mirëpo për shkak të vonesës në pajisjen me vizë, zyrtarizimi i transferimit u realizua tani”, njofton FC Ferizaj!



Read it all at Bota Sot