Bashkimi i Kumanovës sot gaboi në konak të vetin, duke pësuar humbje me rezultat 2:0 nga Brera e Strumicës, në kuadër të elitës së futbollit të Maqedonisë së Veriut.
Në fund të pjesës së parë (44’) Ivanovski realizoi dhe Veliçkovski në minutën e 90+3 për fitoren e udhëtuesve.
Bashkimi dukshëm rrezikon edhe vendin e 6-të më këtë disfatë të papritur.
Pas javës së 20-të Brera e zë vendin e pestë me 26 pikë sa ka edhe Bashkimi një pozitë më poshtë.