Një tramvaj elektrik ka dalë nga shinat në Milano duke u përplasur me një pallat.
Tre persona janë plagosur ndërsa disa të tjerë mbëten të bllokuar nën tram.
Tramvaji ishte nisur nga stacioni hekurudhor i Porta Genova-s dhe doli nga shinat në zonën e Porta Venezia-s.
Mediat italiane raportojnë se shkaku i aksidentit dyshohet të ketë lidhje me shpejtësinë.