Skuadra e futbollit Shkëndija nga Tetova ka përfunduar sezonin historik në UEFA Conference League në Turqi, ku mundemi 4:0 nga Samsunspori në play off. Ekipi turk fitoi edhe ndeshjen e parë në Shkup (1:0), kështu që rezulton se me meritë avancon më tej.
Ndeshja…
Jeton Beqiri: “Si fillim dua të përgëzoj ekipin e Samsunsporit për kualifikimin, mendoj që në të dyja ndeshjet e kanë merituar.
Ndërkohë, sa i përket ndeshjes, ne ishim shumë mirë në pjesën e parë, pastaj një penallti aksidentale dhe lodhja e bëri të veten, që pastaj të pësojmë humbje me rezultat të thellë, që sipas asaj që treguam në pjesën e parë, nuk e merituam.”
…rezultati…
Jeton Beqiri: “Të them të drejtën nuk e prisja, pasi besoja që do të jemi në ekip kompakt që do të rivalizojë shumë.
Por siç ju thashë edhe më herët, një moment i penalltisë apo edhe ndeshja e zhvilluar ditën e diel në kushte shumë të rënda të fushës kundër Sileksit në kampionatin e Maqedonisë, besoj që ndikojë shumë dhe në pjesën e dytë të vjen lodhja e futbollistëve. Pastaj erdhi edhe deri te pranimi i tre golave tjerë përveç penalltisë.”
…aventura europaine…
Jeton Beqiri: “Normalisht se pas kësaj ndeshje përfundon aventura jonë europiane.
Unë në të njejtën kohë do të doja si fillim të falenderoja të gjithë futbollistët për maksimumin e dhënë për shkak se arritja totale e klubit gjatë këtij kompeticioni ka qenë e jashtëzakonshme, pavarësisht humbjes së fundit që ishte humbje e lartë.
Dua gjithashtu të shpreh një falenderim për të gjithë klubin, nga pronarët, te kryesia e klubit, të punësuarit, administratën, pasi ka qenë një sezon i lodhshëm për ne, ka qenë një eksperiencë e re për ne.
Tani më mbetet që i gjithë koncentrimi dhe fokusi të kthehet te kampionati Maqedonisë dhe shpresoj se si në kampionat po ashtu edhe në Kupë të japim maksimumin. Jam i bindur se me një angazhim maksimal do të dalim me rezultate pozitive në fund të sezonit.".