Tramvaji del nga shinat në Milano, rreth dhjetë të plagosur

- Bota Sot

Tramvaji del nga shinat në Milano, rreth dhjetë të plagosur

Një tramvaj i linjës 9 doli nga shinat në Milano dhe u përplas me një ndërtesë, duke goditur disa persona. Sipas mediave italiane, ngjarja ndodhi pak pas orës 16:00 në viale Vittorio Veneto, ndërsa mjeti po lëvizte nga piazza Repubblica drejt Porta Venezia.

Sipas raportimeve të para, tramvaji po lëvizte me shpejtësi shumë të lartë kur, për shkaqe që autoritetet po i hetojnë, doli nga shinat dhe përfundoi mbi trotuar, duke u përplasur me vitrinën e një dyqani. Disa persona mbetën të bllokuar nën mjet.

Në vendngjarje ndërhynë disa autoambulanca dhe ekipe zjarrfikësish. Ekipet e shpëtimit nxorën të paktën dhjetë persona të plagosur, ndërsa zjarrfikësit vazhdojnë punën për të liruar një pasagjer që mbeti i bllokuar. Nga qendra e via Messina u dërguan pesë mjete zjarrfikëse me rreth 25 efektivë.

Autoritetet nuk kanë sqaruar ende nëse këmbësorët po kalonin rrugën dhe nëse drejtuesi i tramvajit kreu një frenim të menjëhershëm ose manovër të papritur për t’i shmangur.

Një dëshmitar deklaroi për mediat: “Pashë vdekjen me sy. Po ecja kur erdhi tramvaji. Shpëtova për mrekulli, sepse u hodha brenda një porte tipike milaneze.”

Hetimet për shkaqet e aksidentit vijojnë.



Read it all at Bota Sot