Guardiola për sfidën me Realin: Duelet me më të mirët na bëjnë më të fortë

- Bota Sot

Guardiola për sfidën me Realin: Duelet me më të mirët na bëjnë më të fortë

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka folur për përballjen e radhës ndaj Real Madrid në Ligën e Kampionëve, duke theksuar rëndësinë e ndeshjeve të tilla për rritjen e skuadrës së tij.

Guardiola vlerësoi lart rivalin spanjoll, duke e cilësuar si një nga ekipet më të mëdha në historinë e garës më të madh në Evropë.

“Për klubin tonë, sa më shpesh që luajmë kundër ekipeve më të mira në krejt historinë e kësaj garë, është më mirë, sepse mëson, përmirësohesh dhe bëhesh ekip më i mirë në të ardhmen”, ka deklaruar Guardiola.

Manchester City dhe Real Madridi janë përballur disa herë vitet e fundit në Ligën e Kampionëve, në duele që shpesh kanë vendosur fatin e trofeut evropian.



Read it all at Bota Sot