Suedia neutralizon një dron të dyshimtë: Ishte rus

- Bota Sot

Suedia neutralizon një dron të dyshimtë: Ishte rus

Një dron i neutralizuar të mërkurën shumë afër aeroplanmbajtëses franceze Charles de Gaulle gjatë një ndalese në Malmo mund të jetë me origjinë ruse, ka deklaruar Ministri suedez i Mbrojtjes, Pal Jonson.

Sipas tij, "një anije ushtarake ruse ndodhej në afërsi të menjëhershme në kohën e incidentit”.

Kjo anije e dyshuar vazhdoi rrugën e saj drejt Detit Baltik.

Incidenti ndodhi në Ngushticën e Oresundit , rreth 13 kilometra nga anija, e cila ishte ankoruar përpara se të bashkohej me stërvitjet e NATO-s në Detin Baltik.

Edhe pse sistemet e radarëve të aeroplanmbajtëses nuk e kishin parë, një anije e marinës suedeze e dalloi dronin gjatë një patrullimi dhe aktivizoi një sistem elektronik bllokimi për të ndërprerë navigimin e tij dhe për të prerë lidhjen me operatorin e tij.

Kontakti më pas u humb, shkruan euronews.

Nuk dihet nëse ai arriti të kthehej në anijen nga e cila erdhi, apo thjesht u rrëzua në det.

Ndryshe, katër vjet pasi Moska nisi agresionin në Ukrainë, Evropa po përballet me një rritje alarmante të ndërhyrjeve ajrore mbi vendet e saj më strategjike.

Këto fluturime të dronëve, larg të qenit të izoluara, tani janë pjesë e një modeli global ngacmimi.



Read it all at Bota Sot