Partizani finalisti i parë i Ligës ‘Gjergj Kastrioti’

- Bota Sot

Partizani finalisti i parë i Ligës ‘Gjergj Kastrioti’

Partizani ka siguruar finalen e Ligës ‘Gjergj Kastrioti’, pas një fitoreje bindëse 3-0 ndaj Tiranës në gjysmëfinale.

Seti i parë ishte spektakolar dhe jashtëzakonisht dramatik.

Të dyja skuadrat luftuan pikë për pikë deri në fund, me epërsi që ndryshonte vazhdimisht, ndërsa Partizani arriti ta mbyllë 34-32 pas një beteje të gjatë nervash.

Në setin e dytë, loja mbeti e fortë dhe e balancuar, por Partizani u tregua më i qetë në momentet vendimtare, duke e fituar 25-22 dhe duke marrë kontrollin e plotë të ndeshjes.

Seti i tretë foli qartë për dominimin e të kuqve, të cilët rritën intensitetin dhe e mbyllën takimin 25-16, duke vulosur kualifikimin në finale.

Me këtë fitore, Partizani bën një hap të madh drejt titullit të Ligës ‘Gjergj Kastrioti’.

Në finale, do të përballet me fituesin e gjysmëfinales së dytë mes Skënderbeut nga Korça dhe Ferizajt.

Gjysmëfinale (Meshkujt)

Partizani 3-0 Tirana

34-32, 25-22, 25-16



Read it all at Bota Sot