Augsburgu fiton, Rexhbeçaj u paraqit në 5 minutat e fundit

- Bota Sot

Augsburgu fiton, Rexhbeçaj u paraqit në 5 minutat e fundit

Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Elvis Rexhbeçaj, u paraqit në pesë minutat e fundit në fitoren e Augsburgut si vendas me rezultat 2:0 ndaj Kolnit, në takimin e javës së 24-të në Bundesliga I.

Futbollisti Ribeiro shënoi në minutën e 55-të dhe Claude-Maurice në atë të 90+5.

Augsburg e zë vendin e nëntë me 31 pikë, ndërsa Koln është në të 12-tin me 24 sosh.

Kjo fitore për skuadrën e reprezentuesit të Kosovës është e madhe dhe i jep qetësi në vazhdim të kampionatit.



Read it all at Bota Sot